Një person grisi dhe më pas dogji Kuranin para xhamisë qendrore të Stokholmit, Suedi.
Ky incident ka zemëruar Turqinë.
Teksa uroi Kurban Bajramin për besimtarët e fesë myslimane, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, denoncoi djegien e Kuranit. Ai u shpreh se ata që kryen aktin e urryer dhe “ata që e lejojnë atë nën petkun e lirisë së mendimit, ata që mbyllin sytë ndaj kësaj poshtërsie” nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre.
“Ne do të tregojmë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të bëhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit…Përfundimisht, ne do t’u mësojmë monumenteve perëndimore të arrogancës se nuk është liri mendimi të ofendosh (nenet) e shenjta të muslimanëve. Dua të dihet se si Turqi, ne kurrë nuk do të përkulemi para politikës së provokimit apo politikës së kërcënimit”, tha Erdogan ndër të tjera.