Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan i kërkon ndihmë Rusisë dhe Iranit, ja për çfarë bëhet fjalë

22:38 / July 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar ditën e sotme mbështetjen e liderëve të Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Ayatollah Ali Khamenei, se pret mbështetjen e tyre të plotë teksa Ankaraja lufton “terroristët” në Siri.

Komentet e Erdoganit në një samit në Teheran kanë ardhur pas disa javëve të paralajmërimeve se Turqia mund të nisë shpejt një sulm të ri ushtarak në rajonet veriore të vendit të shkatërruar nga lufta.

Moska dhe Teherani kanë mbështetur Qeverinë e Damaskut në konfliktin sirian, derisa Ankaraja ka mbështetur rebelët sirianë.

Si Rusia, ashtu edhe Irani, kanë prezencë ushtarake në disa pjesë të Sirisë, të cilat janë përmendur si shënjestra të mundshme në sulmet e reja të Turqisë.

Erdogan akuzon militantët kurdë për përdorim të rajonit kufitar si stacion për kryengritje me dekada kundër shtetit turk.about:blank

“Çfarë presim ne nga Rusia dhe Irani, është mbështetja e tyre për Turqinë në luftën e saj kundër terrorizimit”, ka thënë Erdogan në disa deklarime televizive.

Erdogan ka përmendur se Turqia ka nënshkruar një marrëveshje me Moskën dhe Uashingtonin më 2019, e cila parasheh që të dyja vendet do të ndihmojnë në largimin e militantëve kurdë, 30 kilometra larg kufirit Siri-Turqi.about:blank

“Kjo gjë ende nuk ka ndodhur”, ka thënë Erdogan.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka thënë Erdoganit se ofensiva turke do të ishte e “dëmshme” për rajonin.about:blank

Uashingtoni dhe Moska po ashtu i kanë bërë thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje. Në fushatat e kaluara, Turqia ka shënjestruar rajonet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). PKK është shpallur organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian.

Megjithatë, dega siriane e PKK-së ka luajtur rol kyç në fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri.

“Duhet të kuptohet qartë se nuk ka vend për organizatatat terroriste në të ardhmen e rajonit tonë”, ka thënë Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste në të ardhmen”.

Erdogan ndihme rusise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.