Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga pas nënshkrimit të 7 marrëveshjeve Turqi-Shqipëri në prani të kryeministrit, Edi Rama, ka kërkuar që Shqipëria të ndërmarrë hapa konkretë undër strukturimit të organizatës FETO në vendin tonë.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e pyetur për këtë lëvizje nga Turqia tha se nuk ka asnjë koment. Sipas saj, duhet të jemi të qartë se kush janë aleatët dhe miqtë tanë
“Nuk e komentoj. Janë për të tjerë njerëz. E vlerësojmë Turqinë si aleate në NATO. Duhet të jemi të qartë se kush janë aleatët dhe miqtë tanë. Duhet të jemi të qartë për aleancën dhe faktet tona”, tha Kim.