Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erdogan jep urdhërin/ Turqia sulmon Sirinë, 5000 trupa kalojnë kufirin, 181 pozicione të bombarduara

11:06 / October 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
102645861 9f3cac8e 3eac 459d a9a3 21fa4f3e8d48
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia ka filluar sulmet kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.

Njoftimi është bërë nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili nuk ndryshoi mendim për këtë sulm as pas telefonatës me presidentin rus Vladimir Putin.

Situata ka përshkallëzuar orët e fundit, ku rreth 5,000 trupa turke të grumbulluar në kufi, larguan blloqet e çimentos për të lejuar kalimin e tankeve, kamionëve dhe automjeteve të blinduara. Menjëherë pas urdhërit të Erdogan, u njoftuan sulme ajrore në qytetin Ras al-Ain kundër pozicioneve të milicisë kurde të mbrojtjes popullore (YPG) ndërsa artileria bombardoi Tal Abyad.

211744341 055be2dc acd0 4eb2 9ddf 4821b9dce1c4

Disa orë më vonë, Ministria Turke e Mbrojtjes njoftoi fillimin e një sulmi tokësor. Ushtria turke hyri në Siri së bashku me milicitë lokale të Ushtrisë së Lirë Siriane, transmeton Tirananews.al

Ndërkohë, zëdhënësi i luftëtarëve kurdë në Twitter kishte dhënë alarmin:

“Ata kanë filluar sulme në zona civile. Ka panik të madh midis popullatës në rajon”. Sipas YPG tashmë ka viktima civile, OJQ-ja Siriane Observatori për të Drejtat e Njeriut flet për të paktën 15 të vdekur, përfshirë 8 civilë, të vrarë në Qamishli. Kurdët, nga ana e tyre, u përgjigjën me predha në qytetin e Nusabyn dhe zonën e Ceylanpinar.

qwert

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët pretendojnë se kanë refuzuar sulmin tokësor turk në kufirin verior të Sirisë menjëherë pasi Ankaraja njoftoi fillimin e fazës tokësore të operacionit të saj kundër forcave kurde.

“Sulmi tokësor nga forcat turke u zbraps nga luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane (FDS)” në rajonin Tal Abyad, tha zëdhënësi i FDS, Mustefa Bali, në Twitter.

Ground attack by Turkish forces has been repelled by SDF fighters in Til Abyad. No advance as of now.

— Mustafa Bali (@mustefabali) October 9, 2019

Nga ana e saj, Ankaraja pretendon se 181 pozicione terroriste janë goditur. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, e cituar nga agjencia Anadolu, duke iu referuar forcave kurde që Turqia i konsideron “terroristë”.

74YR6YXJ5MI6TIZJON4PX6Q3MM

l.g/Tirananews.al

bombardimet Erdogan siria turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.