Lisen Bashkurti ka komentuar mungesën e një takimi mes dy homologëve të vendeve Turqi-Shqipëri.
Sipas tij kjo ka lënë gjurmë aspak të mira, që të vij presidenti turk në vendin tonë dhe të mos takohet me homologun e tij, madje e ka cilësuar të papreçedentë. Ai tha se me këtë veprim nuk është zbatuar protokolli në nivel homologimi.
“Kam parasysh që në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore ka një sërë praktikash ndërkombëtare që janë të njohura si vlera dhe protokolli është një praktikë e njohur parimet e të cilit janë të pa shkruara por të pranuara. Në rastin konkret protokolli është një etikë një marrëdhënie që shpreh qëndrim dhe ajo që u bë objekt kritike është fakti që nuk u respektua protokolli në homologim. Presidenti turk të vijë në Shqipëri dhe të mos takohet me homologun e tij Ilir Metën është një dukuri protokollare e paprecedentë. Kjo la gjurmë dhe shije jo të mirë. Protokollin e bën vendi pritës dhe ky veprim është shoqëruar me kritika të shumta. Edhe fakti që KMSH nuk ishte i pranishëm sërish ka lënë gjurmë”, tha ai.
