Pas postimit të ish-kryeministrit Sali Berisha të një sondazhi të realizuar nga një faqe të Divjakës në Facebook, ku fituese e zgjedhjeve dilte Partia Demokratike dhe LSI-ja me 53% të votave kundrejt Partisë Socialiste e cila rezultonte me 47% ka ardhur një reagim i ashpër nga zv.kryeministri Erion Braçe.
“Sali, ti do fitosh Lulin në Divjakë! Sali Berisha qenka gjallë! Digjital gjthimonë!
Sot, shpalli fitoren e PD në Facebookun, e
verdhos së PD, në Divjakë.
Ha ha ha ha ha ha ha ha ha!! Sali, ti do fitosh Lulin në #DIVJAKE, në çdo aspekt,
Lulin!
Sondazhi ne faqen e PD ne facebook, kishte keto rezultate-ne foto, derisa gjithe pëdëja e Shqiperise nisi te votoje ne #Divjake; Madje madje dhe vete Saliu digjital votoi aty! Shihini fotot; Jane te njejtat me ato te Saliut digjital! Nderkohe, verdhoja i PD e nderpreu sondazhin shkaterrues kur rezultati u permbys duke e mbyllur me barazimin epik 50% me 50%!
Pra, ne stilin e tij me te mire, Sali Digjitali shkelqeu edhe nje here si nje mashtrues i vjeter, i rudhur dhe i mbaruar perfundimisht! Tani qe te jesh i qete duke mbaruar; Puna mund edhe pisin më të madh në dynja! E ke provuar ti!
Nuk eshte si zullumi yt qe të vuri poshte po ty! Puna, nderi e dinjiteti nuk konkurohen! Mbaje mend!”, shkruan Braçe.