Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka regjistruar një spot zgjedhor, në mbeshtetje të Geri Ballos, kandidate për Parlamentin Europian, me Partinë Demokratike Italiane.
Kjo është hera e parë që Veliaj, mbështet një kandidate shqiptare, jashtë kufinjve të Shqipërisë. Por ajo që bie në sy është se Geri Ballo është vajza e analistit Artur Zheji, një kritik i fortë i Rilindjes.