Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Erjola Braha promovon Shqipërinë në “Forbes”: Një destinacion turistik luksi. Mirënjohje institucioneve shqiptare

21:36 / July 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 erjola braha 1721243326
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Erjola Braha po sjell biznesin e saj italian të verërave në Shqipëri. Në një intervistë për ”Forbes Italia”, Erjola ka treguar se ka promovuar një sërë Masterclassesh në vendet më të mira në Tiranë, Vlorë dhe në pjesën tjetër të vendit për të përhapur kulturën e verës dhe ndërgjegjësimin se i ashtuquajturi “stili italian” mbetet një filozofi me vlerë të madhe.

Ajo ka treguar se një ëndërr e saj po realizohet tashmë, pasi është pranë hapjes së një akademie për trajnimin e të rinjve në sektorin e verërave. Ky projekt synon të edukojë dhe trajnojë brezat e ardhshëm të profesionistëve, duke nxitur ndërgjegjësimin për promovimi i kulturës dhe traditës italiane të verës.

“Ne po krijojmë një akademi e cila do të ketë për detyrë të trajnojë gjeneratat e reja që po i afrohen botës së verës, për profesion apo kënaqësi. Do të ketë mësues të ardhur edhe nga Italia, të cilët do të kujdesen për trajnimin në akademi, për ta bërë atë një tjetër xhevahir i këtij territori”, ka treguar ajo.

Ndër të tjera, CEO e Alehandro Group, është ndalur dhe tek turizmi në Shqipëri, ku tashmë po cilësohet si një destinacion luksi. Ajo shprehet se ka një sërë arsyesh pse Shqipëria cilësohet një vend i tillë, duke filluar nga peizazhet e pandotura dhe bregdeti i mrekullueshëm i Mesdheut, te krijimi i hoteleve dhe resorteve të nivelit të lartë si edhe kuzhina vendase.

“Vizitorët mund të ndërmarrin përvoja unike kulturore në vendet e shumta të UNESCO-s, duke përfshirë qytetet historike dhe rrënojat antike. Politika kombëtare i ka dhënë një shtysë të rëndësishme këtij zhvillimi, duke synuar krijimin e hoteleve dhe resorteve të nivelit të lartë që ofrojnë mikpritje të nivelit të lartë. Për më tepër, kuzhina vendase, e cila ndërthur ndikimet mesdhetare dhe ballkanike, shton më shumë hijeshinë, duke e bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës për këtë lloj udhëtimi”, rrëfehet ajo.

640 0 erjola braha alehandro grup 1721243327
640 0 erjola braha forbes italia 1721243326
640 0 erjola braha 1721243326

Albania Erjola Braha Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.