Moderatorja Erjola Doçi tregoi se puna e saj e parë ka qenë si recepsioniste në një kompani private, e paga e parë që ka marrë ka qenë 450 euro.
Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja tha se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik.
“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo te “Ftesë në 5”, ndërsa më pas pranoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.