A ka tension mes marrëdhënies së Florian Binajt dhe Ermal Mamaqit? Ky i fundit i dha fund dilemës që u ngrit nga përgjigja e vetë Binajt në një emision televiziv. Vetë Ermali gjatë intervistës me Ermal Peçin, pohoi se e ka parë videon dhe e ka marrë në telefon Florin ku e ka pyetur për këtë gjë.
“Me thënë të vërtetën edhe këtë e pashë ma dërgoi dikush. E kam marrë Florin në telefon dhe i thashë:-Si ishte puna? Më tha asgjë, mos u shqetëso, vetëm një gjë e shpejtë, e momentit dhe kaq.”
Me këtë përgjigje mësojmë se të dy kanë marrëdhënie shumë të mirë, ndërkohë që kuriozitet tjetër ishte edhe raporti i miqësisë që ka me Egleinin. Ky i fundit e ka quajtur më herët Ermal Mamaqin, “i dalë nga sera”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
