Një vit pasi u shpall fitues i Sanremos 2018, artisti shqiptar Ermal Meta është rikthyer në këtë Festival si i ftuar special në natën e dueteve , me këngën në garë “Abbi cura di me” të këngëtarit Simone Cristicci. Kantautori shqiptar Ermal Meta ka performuar mbrëmë në teatrin Ariston të Festivalit të Sanremos 2019.
Performanca e duetit të tyre u duartrokit fort nga publiku në sallë e përcolli mjaft komente pozitive nga fansat e tyre në rrjetet sociale.
Për kritikët e muzikës italiane kënga “Abbia cura di me” e Simone Cristicchit është një nga pretenduese për t’u vlerësuar me cmimin e parë. Këngëtari shqiptar Ermal Meta qe një vlerë e shtuar që iu dha kësaj kënge e mesazhit të saj universal për lumturinë, dashurinë, vuajtjen e bukurinë e shpirtit.
Edicioni i 69 i Festivalit të Sanremos 2019 prezantohet nga këngëtari i njohur italian Claudio Baglioni i cili për dy vite radhazi është njëherësh dhe drejtor artistik, si dhe e nga aktorët komikë Virginia Raffaele e Claudio Bisio.
Sonte në mbrëmje do të zhvillohet nata finale dh 24 këngëtarët në garë do të përformojnë për fitimin e çmimit Palma e Artë.
Sanremo e një viti më parë u fitua nga kënga “Non mi avete fatto niente” e kënduar nga kantautori shqiptar Erma Meta me këngëtarin italian Fabrizo Moro.
