Që në verën e shkuar pritej lëvizja e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia e Varshavësm, por me sa duket në këto ditë të merkatos dimërore, po luhet karta e radhës.
22-vjeçari do të firmosë një kontratë me klubin e Besiktas. Muçi do të nënshkruajë një kontratë 3 vite e gjysmë me gjigantët turk, ndërsa Legia e Varshavës do të përfitojë rreth 10 milion euro nga shitja e lojtarit.
Në Turqi dhe Poloni e bëjnë fakt transferimin e talentit shqiptar në Stamboll. Futbollisti 22-vjeçar, i cili u transferua nga Tirana te Legia e Varshavës kundrejt një transferimi prej 500 mijë eurosh në fillim të sezonit 2020-2021, ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime në 34 ndeshje këtë sezon.
