Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka ndryshuar skuadër brenda Superligës turke. Pas një aventure ku nuk arriti të fitonte hapësira te Besiktasi, 24-vjeçari është transferuar te Trabzonspor me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026. Te klubi i ri, pritet që Muçi të ketë një rol më të rëndësishëm dhe të ketë minutat e munguara. Aktualisht, ai është i dëmtuar dhe nuk ka ende një datë të saktë për rikthimin në fushë, por trajneri i Trabzonsporit llogarit tek ai për pjesën tjetër të sezonit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
