Ndërsa zgjedhjet afrojnë, ka filluar edhe artikulimi i kandidaturave të para për zgjedhjet vendore. Për PS, sfida është edhe më e madhe për shkak të pushtetit që ka.
Një nga emrat e përfolur këto ditë është edhe kandidimi i ish-zv/ministrit Ervin Demo në Berat.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se Demo ka kohë që është zhvendosur në këtë zonë duke nisur takimet me strukturat. Ndonëse protestat e studentëve dhe akuzat për plagjiaturë, Demo është ende më i kuotuari në PS për të garuar nën siglën e kësaj force në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Jo më kot, ai është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama sot në zonën e Beratit gjatë takimit me banorët. Demo mbajti detyrën e zv. ministrit në qeverinë “Rama 2”