Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ervin Karamuço del me deklaratën e fortë: Alma për disa kohë ka bërë kurs për dedektive

23:21 / June 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se personi që u përfshi në videoskandalin seksual të Safet Gjicit, Alma K., ka ndjekur një kurs për dedektive private.

Pjesë nga debati:

Duma: A ka ndodhur nonjë rast që të jetë ndëshkuar ndokush se ka përgjuar?

Karamuço: Ndodhin raste nëse ti e merr vesh, por më shumë këto zgjidhen privatisht. Ne kemi pasur raste që janë porositur nga të huaj për të ardhur valixhe, dhe për t’u përgjuar biznesmenë dhe banda mes njera-tjetrës, kemi një skandal shumë të madh që na ndodhi në Greqi… Por ato lloj sistemesh, sidomos “Predatori” që ndërtohet në Maqedoni dhe “Pegasus” që bëhet në Izrael, kemi folur. Pra bëhet fjalë për ata telefonat zero që janë pjesë e “spyëare” softëare, janë të gjitha një teknologji që jo vetëm e marrin shtetet, por edhe privatët. Dhe ata privatë futen kudo, dëgjojnë gjithçka thua dhe madje me këtë celularin tani “MX-Spy”, ai është edhe celular, edhe kamerë, edhe përgjim gjithë kohën. Jo vetëm për atë çka ka brenda celulari jotë, por shikon të gjithë pamjen që ti ke. Shumica e këtyre që punojnë sidomos në kompjutera iu vënë ngjitës kamerave. Edhe në celular e mbajnë të bllokuar atë.

Presidenti i SHBA-së ka celularin e tij të modifikuar që mund të mos ketë mikrofonë dhe mikrokamerë. Vetëm për këtë. Sepse dihet që janë software që përdoren për të gjitha këto. Tashmë është një sëmundje shumë e madhe kjo që po ndodhë. Po na ndodh edhe ne, na është futur edhe si adrenalinë kjo dhe duam të marrim veshë pse apo çfarë do të ndodhë me njeri-tjetrin, dhe bëhet fjalë përtej interesave që ka dhe luhen se çfarë po bën tjetri kundrejt teje.

Duma: Çfarë adrenaline është kjo?

Karamuço: Është një adrenalinë malinje që iu ndodh këtyre njerëzve. Kur bëhet fjalë që duam të përndjekim një person, ne e quajmë të përligjur që të shkojmë dhe t’i themi një dedektivi privat. Flas për dedektiv privat sepse nisem edhe nga emisionet që janë bërë së fundmi që ne iu kërkojmë ndihmë dedektivëve, përfshi këtu edhe Alma K. që ka ndjekur për një periudhë kohe edhe kjo një kurs dedektivësh.

Curri: Dedektiv çiftesh ka këtu, vetëm këta kemi dëgjuar ne.

Karamuço: Ishte pra një rast i fundit me një dedektiv mashkull që i thanë do të jap 6000 euro dhe do më ndjekësh 1, 2, 3. Do më japësh prova çdo ditë se çfarë bëjnë. Jo të lidhura me tradhëti bashkëshortore.

alma k deklarate ervin karamuco
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.