Ervin Salianji ka vijuar takimet në Gjirokastër, ku është duke zhvilluar foltoren e tij të radhës.
Ajo që të bie në sy, është salla plot e mbushur me mbështetës të ish-deputetit të PD. Vihet re që në këtë takim Salianji nuk shoqërohet nga Ilir Alimehmeti.
Salianji më herët është shprehur se është shumë e rëndësishme që Partia Demokratike të hapet.
Ai ka nënvizuar se takimet e tij të zhvilluara me demokratët kanë “zgjuar” partinë, ndërsa është shprehur se qëllimi i tij nuk është aspak personal, por që Partia Demokratike të jetë parti fituese.
Ndërkohë në Tiranë, po sot, Sali Berisha organizoi festën e përvjetorit të 35-të të themelimit të PD.

