Ish presidenti Francez Nicolas Sarkozy ndodhet në Shqipëri, ku shoqëroi bashkëshorten e tij Carla Bruni për koncertin në Butrint në ditën Ndërkombëtare të Muzikës.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Sarkozy vizitoi edhe muzeun e “Shtëpisë me Gjethe”, ku u njoh me mënyrën se si funksiononte makineria e përgjimit dhe përndjekjes nga ish Sigurimi i Shtetit në kohën e komunizmit.
“Është çmenduri!”, përsëriste herë pas here, teksa përshkonte korridorët e ngushtë të një prej “shtëpive” më të frikshme në Tiranë!
I impresionuar nga kjo vizitë, përpara largimit ai shkroi në librin e përshtypjeve: “Miku juaj, Nicolas Sarkozy”!