Edhe pse kanë kaluar vetëm 5 ditë nga nisja e edicionit të tretë të ”Big Brother Albania Vip”, banorët kanë nisur nga ofendimet e rënda mes tyre.
Ilnisa është kapur sërish me fjalë me Ledjanën dhe mënyra se si kjo e fundit i ka folur nuk i ka pëlqyer. Ilnisa duke folur me Roza Latin, shprehet se Ledjona është me të meta ose është rrugaçe sepse sjellja e saj nuk kishte aspak sens.
“Një njeri rrugaç. Unë dal nga banja i them të lumshin duart, ajo më tha hahaha je njeriu më negativ. Si mund të jetë robi negativ kur unë i them të lumshin duart. Imagjono duhet të jetë o e metë ose rrugaçe, se s’ka mundësi. Nuk e llogaris, atë i thashë e qëpare, nëse unë jam negative, ti as ekziston në këtë shtëpi. Imagjino sesa fyese. Pas një dite kaq dinamike që kemi përcjellë kaq mesazhe të mirë për shqiptarët, ajo vazhdon e më thotë je njeriu më negativ. Si nuk i vjen turp”, shprehet Ilnisa.