Gazetari investigativ Artan Hoxha, është rikthyer të flasë sërish për misterin që ka përfshirë historinë e Ervis Martinajt. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka theksuar edhe njëherë se Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.
I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme.
Hoxha: Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.
Hoxha: Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjaje që shënjon një vijë demarkacioni.
Gazetari Hoxha deklaroi pak ditë më parë se Ervis Martinaj është tradhtuar nga miqtë e tij dhe është dorëzuar tek një “njësi speciale” e cila është ngritur nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë qenë me uniformë.about:blank
Ai tha gjithashtu se grupi rival i ka bërë një video ku shihet se Martinaj ju ofron 50 milionë euro për lirimin. Hoxha theksoi më herët se tashmë vendin e Martinajt në organizatën kriminale do të zërë dikush tjetër që është edhe më i fuqishëm.