Këngëtari Justin Bieber ka vendosur të tregohet 100% i hapur me fansat e tij, duke realizuar një dokumentar me seri ku tregon fije për pe jetën e tij prej VIP-i, që duhet ta pranojmë se nuk është aq e hatashme sa duket.
Siç edhe më herët është bërë e ditur, Justin ka abuzuar me drogën prej kohësh dhe këto kanë qenë vite tepër të vështira për këngëtarin.
Ai ka treguar me detaje jetën e tij pas viteve të abuzimit me drogën, duke rrëfyer se i duhet të marrë vazhdimisht mjekime për të pasur një shëndet të mirë.
Justin nuk mund të zgjohet në mëngjes nga shtrati pa marrë një serum anti-depresant, i cili e ndihmon të qetësohet e të vazhdojë ditën.
25-vjeçari pranoi se droga e kishte ndihmuar të shpëtonte nga realiteti, por tashmë po mbështetej maksimalisht tek mjekimet.
Gjithashtu, Justin po i kushton rëndësi të madhe edhe shëndetit mendor, pasi mendon se vetëm në këtë mënyrë dikush mund të jetë i aftë të luftojë gjithçka që i ndodh në trupin e tij.
“Shëndeti mendor është kaq i rëndësishëm për t’ia dalë. Nëse ke ndonjë sëmundje dhe nuk dëshiron të përdorësh ilaçe.. besoj shumë tek shëndeti mendor.”- rrëfehet këngëtari.