Lidhur me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha ku tha se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ishte infektuar me koronavirus, ka reaguar ky i fundit.
Ndreu ka postuar në rrjetet sociale edhe testin e kryer, ku ka rezultuar negativ. Ajo që bie në sy është se ky është testi i tretë i kryer nga kryebashkiaku i Lezhës, te klinika private e doktor Pëllumb Piperos.
“Njoftim: Miqeve, shokeve dhe Saliut, bashke me sorrogatot e tij digital qe edhe tamponi i trete sot rezultoi negativ..,” shkruan Ndreu.