A është kërcënuar kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe ndaj tij është shtuar siguria? SPAK ka reaguar në lidhje me një lajm që po qarkullon në mediat, se Altin Dumani është marrë në mbrojtje nga Garda e cila ka marrë masa shtesë për mbrojtjen e tij. Sipas SPAK-ut nuk ka asnjë masë shtesë dhe se mbrojtja që kryhet për drejtuesin e prokurorisë është konform procedurave dhe standardeve të miratuar.
“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”,-thekson SPAK.
Vetë Dumani për një media në vend, tha se nuk ka pasur asnjë situatë apo problem që ndaj tij të merren masa të shtuara. “‘S’kam asnjë problem apo situatë! Mbrojtja ime është sipas procedurave standarde”,-tha Dumani.