Brenda shtëpisë së BBV është zhvilluar një ndër programet e Top Albania Radio dhe 4 finalistët janë intervistuar nga dy moderatorët Blendi Salaj dhe Enxhi Nasufi. Së fundmi Efi është pyetur rreth raportit që mund të ketë me aktoren jashtë shtëpisë së famshme.
Ajo u shpreh se nuk e lidh asgjë me të, dhe theksoi se aktorja është shprehur më parë se “është më keq jashtë, seç ishte brenda në shtëpi”.
“Asnjëlloj marrëdhënie, nuk më lidh asgjë me Oltën. Jemi dy njerëz komplet të ndryshëm. Çdo gjë që ia kam thënë, ia kam thënë sepse e kam ndjerë. Nuk e di nëse do të jetë më ndryshe jashtë, por ajo ka thënë se është më keq”, tha Efi.