Ndonëse cilësohet si një nga gratë më të bukura, aktorja Megan Fox zbuloi gjatë një interviste për revistën “Sports Illustrated” se nuk e do trupin e saj dhe se vuan nga çrregullimi trupor dismorfik.
“Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk ka pasur një moment në jetën time që ta kam dashur trupin tim, kurrë, kurrë”, u shpreh aktorja dhe modelja me famë botërore.
Ajo shprehet se ishte e “ndërgjegjshme” për trupin e saj që kur ishte vajzë e vogël dhe ishte e fiksuar pas një imazhi të caktuar. “Padyshim që nuk ishte çështje e mjedisit tim, sepse unë u rrita në një mjedis shumë fetar. Rrugëtimi për të dashur veten nuk do të përfundojë kurrë.”