Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur për situatën aktuale në vend, e ka quajtur qeverinë Rama “të dobët”.
Gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Jave”, ai u shpreh se përveç “ekstravagancës në komunikim”, kryeministri nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta.
“Një qeveri e dobët, në mënyrë absolute shumë e dobët, një kryeministër shumë i dobët, që përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta, që është aktor minor, që tenton të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me personalitete botërore, kjo është arsyeja që them se performaca është personalizuar, dhe kjo qeveri ka atë që i mungon Shqipërisë, transparencë”, tha ai.
