Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës qëi bëri kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.
Megjithëse doli ‘e përputhur’ me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.
Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku.
Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.
Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe look duke u kthyer në kokë-kuqe.
Madje, çifti ka realizuar një set fotografik profesional, që me siguri do ta ndajnë shumë shpejt në rrjete sociale.
Bearti ka zbuluar pak nga prapaskenat e këtij seti fotografik në llogarinë e tij në Instagram, teksa shkruan krahas videos një dedikim për Tean:
“Të pëlqeva që në momentin e parë që të pashë. Thashë ‘Ajo është tigreshë, më përket mua’”- shkruan ai.
Tea ka treguar më herët se ka një marrëdhënie perfekte edhe me kunatën (motrën e Beartit).
Madje, të gjithë janë habitur nga ngjashmëria shumë e madhe që vajzat kanë me njëra-tjetrën.
Dy vajzat fare mirë mund t’i ngatërrojnë për motra, pasi janë të dyja bjonde dhe kanë të njëjtën ngjyrë sysh.