Policia e Lezhës ka reaguar për gjetjen e disa eshtrave në Fushë Kuqe të Kurbinit. Sipas policisë eshtrat të ngjashme me të njeriut janë gjetur në një parcelë.
Sakaq, blutë e Lezhë raportojnë se eshtrat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.