Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Eshtrat e Qazim Mulletit në atdhe, Hajdari: Shqiptarët do mësojnë se ishte një figurë e madhe

10:45 / August 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkelqim hajdari 770x414 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi i njohur Shkëlqim Hajdari i pranishëm Portin e Durrësit për të pritur arkëmortin me eshtrat e ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit, tha se për të mbërritur deri tek kjo ditë rruga nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht u realizua. Gjithashtu ai theksoi se Qazim Mulleti ishte një figurë e madhe dhe se shqiptarët duhet ta mësojnë këtë gjë.

“I jemi bashkangjitur vullnetit të familjes Mulletit për të ndihmuar sadopak, ka qenë jo e lehtë, por sot kemi arritur këtë ditë. Është një ditë e lumtur për familjen në radhë të parë, por për të gjithë komunitetin. Shqiptarët nga sot do të kuptojnë që Qazim Mulleti ishte një figurë e madhe, patriotare, i gjithë komuniteti i Tiranës dhe të gjithë shqiptarët do të kenë një ditë të gëzuar për to”, ka thënë ai.

Qazim Mulleti ka qenë politikan dhe nëpunës i shtetit shqiptar gjatë disa regjimeve. I lindur në Tiranë, Mulleti ishte pjesë e delegacionit të qytetit të tij që mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Dëshmitë e kohës e bëjnë pjesë të një grupi që i bëri atentat Mbretit Zog. Për këtë arsye, u largua nga Shqipëria gjatë sundimit të tij dhe u rikthye në vitin 1939, pas pushtimit italian, ku shërbeu si kryetar i Bashkisë Tiranë e më pas Prefekt. Më 1944, u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Itali, ku edhe vdiq në vitin 1956.

Pak muaj më parë, kjo figurë u bë shkak për ndezjen e një debati të ashpër, ku u përfshi politika dhe media. Kjo për shkak se komedia “Prefekti” u ri vu në skenë nga Teatri Kombëtar. Deputeti socialist Erion Braçe, thotë se Mulleti ka bashkëpunuar me fashistet e nazistët, mirëpo familjarët shprehen se kjo komedi është një tallje me figurën e tij.

Untitled design 2023 08 25T104251.744 1280x720 1

Shkëlqim Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.