Pasditen e sotme e ftuar në “Pushime On Top” ishte blogerja e njohur shqiptare Estela Ujka. Përballë Ori Nebiajt ajo foli gjatë për një ndër temat më me interes për ditët e nxehta verore, siç janë rrobat e banjës.
Trendet e modës janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe shpesh mes shumëllojshmërisë, vendosmëria është e vështirë. Një ndër ngjyrat tendencë të kësaj vere kanë qenë ngjyrat neon ose fosforishente, shumë të preferuara nga vajzat për rrobat e tyre të plazhit. Por duket se është krejt e kundërta për Estelën.
E pyetur nga Ori për disa sugjerime për rrobat e banjës për këtë verë, Estela theksoi se ngjyra e bardhë dhe e zeza janë të duhurat për vajzat në moshë të re. E pikërisht në këtë moment duket se ndodhi një situatë deri diku e pakëndshme mes saj dhe moderatores.
Teksa po fliste për tendencat e fundit, Estela u shpreh se janë ngjyrat fosforishente ato që nuk duron dot.
“Jo ngjyra fosforishente si gocat e mija. Nuk e duroj dot ngjyrën fosforishente”, tregoi blogerja.
Me shumë sportivitet, në atë moment Ori tregoi rrobat e saj të banjës që i mbante veshur, të cilat ishin pikërisht fosoforishente.
“Oh shit, ok është në rregull”, reagoi Estela duke qeshur.
Padyshim që këtë moment vajzat e kaluan me shumë sportivitet duke treguar se pavarësisht trendeve dhe tendencave të modës, e rëndësishme është të visheni ashtu siç ju dëshironi dhe ndiheni më komod. Cdo gjë që juve ju duket e bukur, është për ju!