Estela Ujka nuk e ka mbajtur të fshehtë vuajtjen që ajo përjetoi kur zbuloi se ishte me tumor, por sot e ftuar tek Rudina i tha të gjithë duke treguar për herë të parë që shpëtimi prej tumorit e pati një çmim. Ajo e humbi gishtin ku u shfaq masa e keqe, pasi kjo ishte zgjidhja e vetme për të mos rrezikuar jetën.
“Një nënë me tre fëmijë nuk do kishte kohë të qante dhe të përkëdhelej. Kështu që as unë nuk kisha. I thashë menjëherë, po vazhdoni me procedurat. Megjithatë janë të gjitha mundësitë për protezë, për të mos më penguar në aktivitetin tim. Po familja më ndihmoi ta kaloja shpejt, sa që kur shkova për vizitë pas ndërhyrjes, isha rregulluar dhe atje në spital më thanë: Ua, po ti e paske marrë veten shpejt. Menduam se do ishe në depresion”, tregoi ajo.
Estela u shfaq me një palë dorashka të zeza kombinuar me look-un e sotëm dhe tregoi se do t`i mbajë ato edhe për dy muaj e gjysmë, derisa proteza e porositur të jetë gati.
*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës tek Rudina në Tv Klan