Që nga koha që botova librin e parë të sukseshëm për klonimin me titull “Klonimi, dilema mes vdekjes dhe përjetësisë” kanë kaluar gati 20 vite. Në këtë botim është shtjelluar një pjesë e historikut të kësj teknologjie deri te klonimi i deles Dolly në Institutin Roslin të Skocisë. Po vi edhe njëherë me këtë temë duke shtjelluar gjithë kronologjinë e klonimit përgjatë një kohe gati 70 vjeçare.
Sot ekziston e gjithë teknologjia e klonimit të njeriut. Nëse kjo do të bëhej e mundur nga ndonjë shkencëtar i çmendur, pasojat do të ishin të paparshikuara pë njerëzimin.
Teknologjia e klonimit ka të bëjë me krijimin e një kopjeje origjinale të qenieje të gjallë. Kjo teknologji përdoret ose për të krijuar një kopje identike të një qënieje të gjallë (klonimi riprodheus) ose prodhimi i embrioneve të klonuar me synim përdorejn e qelzave të tij burimore për qëllime terapeutike (klonimi terapeutik).
1952: Krijohen larvat e para të klonuara të bretkosës
1963: Shkencëtarët kinezë klonojnë krapin.
1984: Një kërkues britanik pretendoi se kishte klonuar një dele.
1997: Instituti Roslin në Skoci klonon delen Dolli me një teknikë shumë revolucionare. Unë kam patur fatin ta vizitoj këtë Institut dhe e kam përqafuar delen Dolly që ishte kaq e dashur me vizitorët.
1998: Klonohen 50 minj.
2000: Klonohen për herë të parë dhi dhe derra.
2001: Toknologjia e avancuar qelizore Ëorcester në Massachusett (SHBA) pretendoi se ka klonuar një embrion njerëzore deri në fazën e gjashtë qelizave. Po këtë vit u noftua klonimi i një lopë.
2002: Klonohen lepuj dhe mace. Po këtë vit kompania Clonaid pretendoi se kish klonuar një femër njerëzore të quajtur Eva, por që nuk dha prova për ekzistencën e saj.
2003: Vdes delja Dolly pas gjashtë vitesh. Po këtë vit shkencëtarët e Universitetit të Idahos klonojnë mushkën.
2004: Kërkues të Koresë së Jugut pretenduan se kishin prodhuar një embrion human të klonuar, por një hetim i bërë në vitin 2006 doli në përfundimin se lajmi ishte i rremë.
2005: Kërkues të Koresë së Jugut arrijnë të klonojnë një qen.
2008-2009: Klonohe gjashtë këlysh të qenit të racës gjermane Shefard.
2009: Klonohen kuaj.
2011: Koreanojugorët klonojnë qen të rracës Laborador i artë për gjurmimin e bagazheve në aeroporte.
2013: Universiteti i Oregonit arrin të riprogramojë qelizat e rritura të lëkurës për t’i rikthyer në gjendje embrionale.
2014: Për herë të parë u prodhuan qeliza burimore identike të cilat përputheshin gjenetikisht me qelizat e një të rrituri. Kjo u arrit përmes prodhimit të një embrioni human të klonuar duke shfrytëzuar bërthamat e qelizave të lëkurës.
2018: Kinezët klonojnë për herë të parë një majmun makak sipas teknikës së klonimit të deles Dolly.
2021: Amerikanët klonojnë një nuselalë, gjitar i rrezikuar për zhdukje. Po ashtu kërkuesit amerikanë po këtë vit prodhojnë një embrion human të klonuar nisur nga qelizate lëkurës.