Lorik Cana i cili ndodhet me familjen në shtëpinë e tij në Itali, shtet që prej ditës së djeshme është në karantinë, ka bërë pak minuta më parë një lidhje direkte në programin “Shqipëria Live” në Top Channel, për të rrëfyer eksperiencën personale në familjen e tij si dhe situatën aktuale me koronavirusin në Itali.