Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Etilda Gjonaj: Pse sot Shqipëria është në momentin më të rëndësishëm me Ramën në OKB

22:06 / September 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etilda gjonaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj foli në lidhje me Këshillin e Sigurimit që u drejtua nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo theksoi se sot ishte një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ndaj sipas saj nuk duhet të shihet si show dhe as si protagonizëm.

Ndër të tjera ajo theksoi se ky moment nuk do ishte mirë që të trajtohej vetëm thjeshtë në një replikë që Rama pati me përfaqësuesin rus.

“Nuk mendoj se duhet ta shikojmë as si show as si protagonizëm pikërisht këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Është momenti më i rëndësishëm për Shqipërinë sot por dhe nesër. Kur flas sot, bëhet fjalë jo vetëm për faktin që kemi të bëjmë me tryezën më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria mban presidencën e dytë, por nga ana tjetër ka të bëjë me thelbin e çështjes.

Nuk bëhet fjalë që Presidenti i Këshillit të Sigurimit ka mundësi të zgjedhë agjendën sepse është një agjendë, e cila është e përcaktuar përsa i përket Këshillit të Sigurimit. Nuk do ishte mirë që ky moment të trajtohej vetëm thjeshtë në një replikë që Rama pati me përfaqësuesin rus. Mendoj se kjo i ka sjellë praktikisht Shqipërisë një standard dhe një kredibilitet shumë të madh në arenën ndërkombëtare” – tha ajo.

Etilda Gjonaj okb Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.