Etrit Berisha, ish portieri i Lazios dhe një mbrojtës ekstrem i kombëtares shqiptare, siç e cilëson “LazioNews”, ka folur në një lidhje direkte për “Zona Gol” në SuperSport për trajnerin e ri të kombëtares, Edi Reja.
Ai ka rrëfyer se karakteristikë e Reja është loja mbrojtëse, që i përshtatet më së miri ekipit shqiptar, duke theksuar se shpreson që trajneri i ri të kthejë harmoinë në ekip.
“Kam pasur rastin të punoj me Rejën rreth 6 ose 7 muaj kur ishte trajner te Lacio. Ka shumë kualitete në pjesën e mbrojtjes. Në ato muaj kemi mësuar shumë, me ardhjen e tij ndryshuan shumë gjëra dhe u rikthyem te rezultatet pozitive.
Karakteristikë e tij është loja mbrojtëse, diçka që na shkon përshtat dhe ne pasi i kemi të gjitha karakteristikat e mundshme. Kam pasur mundësinë ta takoj para disa ditësh dhe më është shfaqur shumë optimist dhe ka pasur shumë dëshirë që të marrë Kombëtaren tonë.
Një fitore në ndeshjen e radhës do të na ndihmonte për moralin, por edhe për mundësitë tona për t’u kualifikuar në Europian. Jo vetëm për të përgatitur lojën, por Reja edhe të punojë nga ana psikologjike e të rikthejë harmoninë në ekip. Shpresoj të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, u shpreh Berisha.
