Ndeshjet e sotme në kualifikueset e Euro 2020 shohin të mbyllet zyrtarisht edhe sezoni futbollistik në kontinent. Janë ndeshje shumë interesante ku sigurisht vëmendja e shqiptarëve do të jetë e përqendruar te sfida e kuqezinjve ndaj Moldavisë. Por sot ka edhe duele të tjera shumë të rëndësishme për rrugëtimin e drejt Europianit.
E rëndësishme për Shqipërinë është sidomos një ndeshje tjetër në grup, ajo mes Turqisë dhe Islandës në fushën e kësaj të fundit. Një fitore e turqve do të bënte edhe më të komplikuar kualifikimin për ne pasi do të niste arratinë e skuadrës së Gynesh.
Ndërkohë, në Grupin J, është dueli mes Italisë së re dhe Bosnjë Hercegovinës ai që spikat. Skuadra e Mançinit ka bërë gjithçka mirë deri tani dhe nëse kalon Bosnjën, do të ketë kryer gjysmën e punës për të siguruar biletën për pjesëmarrjen në Europian.
Kujdes edhe në Grupin C, ku një fitore e mundshme e Irlandës së Veriut ndaj Bjellorusisë, do të bënte që Gjermania e Holanda të gjendeshin në një situatë të vështirë pasi një prej tyre rrezikon të mbetet jashtë Europianit. /vipsport.al/
GRUPI C
Gjermani-Estoni 20:45
Bjellorusi-Irlandë V. 20:45
GRUPI E
Hungari-Uells 20:45
Azerbajxhan-Sllovaki 18:00
GRUPI H
Shqipëri-Moldavi 20:45
Andorra-Francë 20:45
Islandë-Turqi 20:45
GRUPI I
Kazakistan-San Marino 16:00
Belgjikë-Skoci 20:45
Rusi-Qipro 20:45
GRUPI J
Greqi-Armeni 20:45
Itali-Bosnjë H. 20:45
Lihtenshtejn-Finlandë 20:45