Objektivi për turneun në shtëpi është i qartë, kombëtarja e Gjermanisë do të luajë fort për trofeun e Europianit. Për të motivuar edhe më shumë futbollistët në këtë sipërmarrje të vështirë, federate vendase ka marrë vendimin që të shpërblejë çdo futbollist me 400 mijë euro në rast të fitores së kupës.
Në këtë kuptim nëse Nagelsmann do të marrë saktësisht 26 lojtarë për turneun, federata do të duhet të paguajë 10.4 milionë euro nëse ka sukses. Nëse arrin në finalen e Kampionatit Europian, çdo lojtar i garantohet 250 mijë euro, gjysmëfinalja të sjell 150 mijë euro. Nëse eliminohen në çerekfinale, do të marrin sërish 100,000 euro, nëse fitojnë grupin, DFB do të paguajë 50,000 euro.
Seksioni sportive i gazetës Der Spiegel raporton se ka patur diskutime me këshillin e lojtarëve, dhe federate ra dakord të ofronte të njëjtin shpërblim si për Botërorin e Katarit.
Nga ana tjetër UEFA do t’i paguajë 28 milionë e 250 mijë euro kampionëve të Europës. Shpërblimi më i vogël, ai i pjesëmarrjes, nga i cili automatikisht përfiton edhe Shqipëria do të jetë 9 milionë e 250 mijë euro.