Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Euroatlantikët e Bashës pa mandat, Neli Demi: Opozita s’vjen dot në pushtet me Berishën! Sillet si pronar

14:41 / May 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1748433300 nelidemi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Neli Demi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, thotë se pritshmëritë e tyre ishin të larta, duke marrë parasysh analizat që kanë bërë dhe komunikimi që kanë pasur me njerëzit gjatë fushatës. I pyetur nëse e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ai shprehu rezerva, por shtoi se diferenca e thellë e maxhorancës me opozitën, tregon se kjo e fundit ka dështuar.

Ndalur tek Berisha, ai tha se e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe fatkeqësisht, prezenca e tij në PD, po shkakton më shumë dëme jo vetëm brenda partisë, por në të gjithë kampin opozitar. ”Zoti Berisha ka premtuar shumë gjëra në karrierën e tij. Disa prej tyre kanë pasur sukses, jo domosdoshmërisht për shkak të premtimit të tij por shumë konjukturave të tjera të brendshme dhe të jashtme, por mendoj se Berisha e ka përmbyllur përfundimisht kontributin e tij. Nuk ka çfarë t’i japë këtij vendi më, dhe këmbëngulja e tij fatkeqësisht po shkakton dëm jo vetëm në PD por po përhapet në të gjithë harkun opozitar, dhe që do të reflektohet si dëm për të gjithë vendin”,-tha në ”Report TV”.

Nga ana tjetër Demi u shpreh gjithashtu se opozita do ta ketë të vështirë marrjen e pushtetit për sa kohë kontrollet nga Berisha, të cilit iu referuar si “pronari”. Sipas tij, edhe vetë kreu i PD dhe personat që i shkojnë nga pas kanë qenë më se të vetëdijshëm se nuk do të mund të triumfonin në këto zgjedhje.

”Me Berishën opozita e ka të pamundur të vijë në pushtet. Pa Berishën gjërat mund të ndryshojnë edhe në raport me të gjitha këto forca të tjera politike, qoftë edhe me riformatim të PD. Kolegu im Ilir Alimehmeti ndodhet përpara një pozicioni të tillë të diskutueshëm do të jetë apo jo në parlament, duke pasur parasysh profilin e tij politik dhe human e social që ka. Nuk është e rastësishme se është ndjekur një strategji e qëllimshme për të krijuar një rezultat të tillë. Nuk mendoj se Berisha apo njerëz afër tij kanë pasur iluzion se mund të fitojnë zgjedhjet. Qëllimshmëria qëndron te fakti i përfitimeve nga të qenit pronar i opozitës. Nuk mendoj se është fjalë e ekzagjeruar”.

Basha Berisha Neli Demi zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.