Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Eurodeputeti grek takon për herë të katërt Belerin në burgun e Fierit, e shoqëron Vangjel Dule

20:59 / May 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis i cili mban edhe pozicionin e drejtuesit të delegacionit të Parlamentit Evropian, në komitetin e stabilizim asocimit BE-Shqipëri, ka vizituar për herë të katërt në burgun e Fierit Kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i dënuar për shitblerje votash. I pranishëm në takimin e sotëm ishte dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili në përfundim të vizitës dha një deklaratë në medie në emër të Kefaloyannis, duke cituar se tha se vizita kryesisht ishte në kuadër të Pashkëve.

Qëllimi i kësaj vizite, nënvizoi ai ishte për të dëshmuar vijimin e përpjekjes për gjetjen e të vërtetës në raport me Fredi Belerin, për të cilin pretendojnë se është dënuar padrejtësisht. Vizita e tij për herë të katërt, sipas Dules tregon se për Belerin ka interes edhe nga Bashkimi Evropian.

“Në kuadër të ditëve të festës së madhe të pashkës Ortodokse vizituam sot së bashku me Eurodeputetin dhe njëherësh kryetarin e grupit parlamentar të BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit BE- Shqipëri mikun tonë , kryetarin e bashkisë së Himarës, kandidatin për eurodeputet Belerin. Ishte një vizitë për të shkëmbyer urime por edhe për të dëshmuar vazhdimin e përpjekjes tonë në vendin tonë por edhe në Europë për gjetjen të vërtetës dhe të drejtës.

Kefaloyannis është e katërta herë që po viziton Belerin, dëshmi kjo e interesit të vazhdueshëm jo vetëm brenda vendit por edhe në nivelet Europiane për këtë çështje padrejtësie të papranueshme në shkelje flagrante të funksionimit të shtetit të së drejtës, të demokracisë funksionale në vendin tonë”, shtoi ai.

Pas takimit me Belerin eurodeputeti do takohet gjithashtu me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri, ku në fokus do të jenë diskutimet për çështjet e pronave. 

Më 5 mars Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg Fredi Belerin pasi e gjeti fajtor se ka blerë vota për zgjedhjet e 14 majit 2023.

belerin Manolis Kefaloyannis Takon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.