Eurodeputetja Eva Kaili, e cila ndodhet në burg që prej muajt dhjetorit në lidhje me hetimet për Katargate, flet për ndalimin e saj.
“Në gjashtë javët e para më ndodhi të mendoja disa herë për vetëvrasjen”, thotë ajo në një bisedë me Deborah Bergamini, deputete e Forza Italia dhe anëtare e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Jam i pafajshme dhe do ta vërtetoj”, siguron Kaili. “Pas zhurmës së ditëve të para të kësaj afere, askush nuk flet më. Unë nuk ndihem viktimë, ndihem si trofe i një persekutimi politik që përfshin një paragjykim, që në çdo rast ekziston ndaj parlamentarëve dhe politikanëve të Evropës Jugore, maltezët, grekët, italianët etj”, shprehet politikania greke, raporton “Corriere della Sera”.