Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Europa goditet rëndë nga thatësira

15:51 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thatesira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thatësira e verës dhe temperaturat e larta po godasin me forcë çdo sektor në Evropë, nga bujqësia deri tek industria e transportit të mallrave. Kompanitë e transportit lumor dhe ato të logjistikës në Gjermani do të ndërpresin për arsye sigurie shumicën e udhëtimeve të anijeve të transportit në lumin Rin. Kjo ndërprerje bëhet për shkak të rënies së nivelit të ujit.

image 27
image 28

Javët e fundit është duke rënë drejt niveleve kritike edhe sasia e ujit në lumin Danub në Hungari, ndërkohë që pjesë të liqenit Velence, në jugperëndim të Budapestit, këtë javë u thanë tërësisht.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Barnabas Virag, paralajmëroi se periudha e gjatë e thatësirës, e shoqëruar me ndikimin e luftës në Ukrainë ndaj furnizimit me drithëra dhe ushqime, mund shkatojë rritjen e çmimeve të ushqimeve muajt e ardhshëm dhe të përkeqësojë prirjen për inflacion me të cilën po përballet vendi.

Mot tepër i thatë në Britaninë e Madhe dhe Francë. Edhe Britania e Madhe po përjeton motin më të thatë prej më shumë se një shekull. Shërbimi kombëtar i motit e shpalli korrikun si muajin më të thatë për Anglinë që nga viti 1935, me reshje mesatare prej 23.1 milimetra. Prej thatësirës edhe lumi Thames po përjeton një mungesë të paparë uji.

image 29

Kurse në rajonin jugperëndimor të Burgundisë, në Francë, lumi Tille në fshatin Lux u tha plotësisht. Në shtratin e lumit dolën në pah mijëra peshq të ngordhur.

Për shkak të thatësirës Franca është detyruar të vendosë kufizime të ndryshme për përdorimit të ujit në mbarë vendin.

Paralajmërime për të korrat

Moti i thatë i kombinuar me inflacionin dhe konfliktin në Ukrainë po e përkeqësonjnë edhe gjendjen e fermerëve në Evropën Perëndimore.

Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve, Joachim Rukwied, paralajmëroi së fundi, se nëse nuk do të ketë reshje së shpejti, të korrat e këtij viti mund të preken rëndë nga vala e të nxehtit.

image 30

“Për momentin ne po luftojmë në shumë fronte”, tha Rukwied për Agjencinë gjermane të Lajmeve dpa. “Çmimet e plehrave kimikë janë katër herë më të larta se një vit më parë. Çmimet e energjisë janë dy herë më të larta. Çmimet e ushqimit për kafshë janë rritur.” dhe shtoi se “nëse nuk bie shi së shpejti, atëherë kemi frikë se rendimentet e të korrave mund të reduktohen deri në 30% ose 40%.

europa goditet thatesira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.