Përhapja e fundit e COVID-19 ka demonstruar se ne nuk duhet të heqim dorë nga përpjekjet tona për imunizime rutinore, theksoi drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për Europën, në një fjalim që shënon Javën Botërore të Imunizimit 2020.
“Sistemet tona shëndetësore nuk mund të mbajnë ndonjë shpërthim të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina”, paralajmëroi Dr Hans Kluge.
“Qasja në vaksina për të gjithë ka transformuar shoqëritë tona, por është një e mirë publike që duhet të mbahet të jetë efektive, edhe në periudha të vështira”.
Java Botërore e Imunizimit, e festuar në javën e fundit të Prillit, synon të promovojë përdorimin e vaksinave për të mbrojtur njerëzit e të gjitha moshave nga sëmundjet. Qëllimi i fushatës është të nxisë një angazhim më të madh rreth imunizimit global dhe rëndësinë e vaksinimit në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithëve.
Për të shënuar javën, OBSH dhe UNICEF lëshuan një deklaratë të përbashkët, e cila thoshte se pandemia COVID-19 është një “kujtesë e rreptë që sëmundjet infektive nuk njohin kufij. Të gjitha vendet janë të ndjeshme, pavarësisht niveleve të të ardhurave ose fuqisë së sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor”.
“Në të gjithë rajonin europian, ku dhjetëra miliona njerëz kanë jetuar në bllokim me javë të tëra, dhe mbi 100,000 njerëz kanë vdekur, shpejtësia dhe shkatërrimi i koronavirusit ka zgjatur”.
“Nevoja urgjente për një vaksinë COVID-19 nënvizon rolin kryesor që imunizimet luajnë në mbrojtjen e jetës dhe ekonomive”, thuhet në deklaratë.
Ai vuri në dukje, që ndërsa shkencëtarët në të gjithë botën punojnë për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit të ri dhe kapacitetet e kujdesit shëndetësor janë të shtrënguara në përgjigjen ndaj pandemisë, programet rutinë kombëtare të imunizimit janë “më kritike se kurrë më parë”.