Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Europa kundër Serbisë. Marshime në rrugët e Beogradit, serbët thirrje kundër NATO-s dhe shqiptarëve

08:12 / December 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ba80a44fa1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tensionet nga Veriu i Kosovës janë parë mbrëmjen e së hënës edhe në rrugët e Beogradit. Në Serbi u o organizuan marshime nëpër rrugë, kjo në mbështetje të veprimeve për barrikadat e vendosura. Qindra serbë me ofendime dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve kanë zhvilluar një protestë pranë Kishës së Shën Savës në Beograd. Në thirrjet e turmës janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër perëndimit dhe NATO-s.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë. Por Gjermania është kundër. Ministrja e Jashtme gjermane, thotë se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë po bën të kundërtën. Shefja e dipomacisë gjermane i quajti “të papranueshme” sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Në Kosovë ka mbërritur edhe i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun, Gabriel Escobar. Kurse deputetët në Holandë janë bërë bashkë, dhe dënonojnë sjelljen e Serbisë në veriun e Kosovës. Parlamenti miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit serbë, të paktën deri në mars të vitit 2023. Propozimi u dorëzua pasi “Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe ato të jashtme të BE-së”.

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për të projektit në Porto Romanos, përshëndeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk i është drejtuar Moskës për ndihmë për të ulur tensionin në Kosovë. Për të Moska qëndron për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës në kontekstin e një përshkallëzimi tjetër të situatës në rajon.

Veriu i Kosovës është i bllokuar nga qytetarët serbë. Ata po protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë, pasi ka ende barrikada.

Albanian belgrade europe Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.