Tetë ekipet e Europa League kanë mësuar fatin e tyre. Finalja e Conference League e luajtur sezonin e kaluar në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord do të përsëritet, me gjithë problematikat për rendin publik.
Juventusi do të përballet me Sportingun e e Lisbonës, që dje eliminoi kryesuesit e Premier League, Arsenal. Manchester United duket favorit ndaj një Sevilla në një sezon të dështuar, edhe pse ky turne është “shtëpia” e tyre. Sfida e Leverkusen ndaj belgëve të Union Saint Gilloise duket e ekuilibruar.
Në gjysmëfinale, fituesja e sfidës Juventus-Sporting Lisbona takon atë të sfidës Manchester United-Sevilla, ndërkohë ajo e Feyenoord-Roma sfidon fituesen e Leverkusen-Union Saint Gilloise.