Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Europiani dhe plazhi në verë ”shtyn” prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet në 2025, PD e Bashës tregon programin

17:09 / May 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1707860547 arbiagalliupd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Demokratët e Lulzim Bashës 11 ditë përpara se Gjykata të flasë se kujt i takon vula e partisë, do të luajë gurin e parë për zgjedhjet parlamentare të 2025, pa pjesën tjetër të demokratëve. “Përmbyllja e këtij programi është një premtim i mbajtur i PD, duke qenë risi në ato që ne kemi sjellë”, thotë Arbi Agalliu, sekretari për Programin, i cili tregon platformën me të cilën do të kërkohet vota.

“Nuk lë jashtë vëmendjes asnjë shtresë të shoqërisë, ka në fokus rikthimin e jetës në normalitet, i jep hapësirë individëve, sipërmarrësve, fermerëve, shtresave në nevojë. Nuk ka lëvizje nga Boshti i PD, që është tregu i lirë, barrë fiskale e ulët, mbrojtja e pronarit, por nuk kemi lënë jashtë vëmendjes shëndetësinë me 1001 probleme apo arsimin e të rinjtë që janë një plagë e Shqipërisë.

Nuk lëvizim nga ajo që kemi bindje: duke besuar që paratë më mirë i menaxhon privati, duke i dhënë kapital në qarkullim konsumatorit, një nga elementët që i jep frymë, është që paraja të qëndrojë atje, jo që shteti t’i marrë frymën tregut. Është konsultuar me ekspertët e CDU”, shprehet Agalliu.

Pas prezantimit, ekipet e Bashës do të nisin një tur me shpresën se programi elektoral do të ngjisë tek populli. Teksa me 1 Qershor prezantohet programi, kandidatët do të vijojnë të jenë premtimi i pa-mbajtur i Bashës, pasi ata do të mbeten enigmë të paktën deri në shtator.

arbi agalliu PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.