Hetuesit evropianë kanë sekuestruar miliarda në luftën kundër krimit të organizuar, por kjo përbën një fraksion të fitimeve kriminale, deklaroi Agjencia Policore Evropiane, Europol.
”Një mesatare prej 4.1 miliardë euro (4.2 miliardë dollarë) në asete u vlerësua të ishte konfiskuar në Bashkimin Evropian në 2020 dhe 2021”, sipas një raporti të Europol.
Megjithatë, sasia e të ardhurave të sekuestruara është ende shumë e ulët pasi përfaqëson vetëm më pak se 2% të të ardhurave vjetore të vlerësuara të krimit të organizuar.
“Krimi i organizuar ka ndërtuar një ekonomi kriminale globale paralele rreth pastrimit të parave, transfertave të paligjshme financiare dhe korrupsionit”, theksoi drejtoresha Ekzekutive e Europol, Catherine De Bolle.
“Me teknologjinë moderne, ata kanë diversifikuar ‘modus operandi’ e tyre për të shmangur zbulimin,” thekdoi ajo.
Deri në 70% e rrjeteve kriminale përdorin forma të ndryshme të pastrimit të parave për të financuar aktivitetet e tyre, ndërsa 80% abuzojnë me strukturat legale të biznesit për qëllime kriminale.