Ukraina fitoi festivalin “Eurovision 2022” në Itali, por për shkak të luftës, këtë vit festivali do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Skena është gati për muajin Maj, kur do të mbahet dhe festivali.
Janë 37 shtete që konkurrojnë për të marrë pjesë në edicionin e 67-të të Eurovision 2023. Vetëm 26 konkurrentë gjithsej do të hyjnë në finalen e madhe më 13 maj 2023. Nga këto, 10 janë kualifikueset e para në gjysmëfinalen e 9 majit 2023, 10 janë kualifikueset e gjysmëfinales së dytë të 11 majit, përveç 5 finalistëve me të drejtë të zgjedhur nga Big Five dhe si e njëzet e gjashta Ukraina, fituese e edicionit 2022.
Për herë të parë që nga edicioni 2016, këtë vit sistemi i votimit të konkursit do të kthehet në atë të përdorur në 2009. Gjatë gjysmëfinaleve, vendet finaliste do votohen nga publiku nëpërmjet televotimit (duke përjashtuar kështu votën e juritë kombëtare). Rezultatet e finales, sipas traditës do të përcaktohen nga shuma e votave të jurisë kombëtare dhe publikut.
Një tjetër risi në sistemin e votimit të këtij viti
Risia tjetër e edicionit 2023 është se shikuesit nga vendet jo pjesëmarrëse do të mund të votojnë gjatë eventit përmes platformës online të konkursit. Votat e tyre do t’i shtohen atyre të televotimit dhe do të paraqiten si një grup i vetëm prej 58 pikësh (e njëjta sasi e disponueshme për çdo vend individual) të quajtur “Pjesa tjetër e botës”.