Shqipëria ngjitet sot në skenën e Eurovision, ku Jonida Maliqi do të debutojë e 14-ta me këngën “Ktheju Tokës”.
Në natën e parë të festivalit u kualifikuan dhjetë shtete, mes tyre dhe Serbia dhe Greqia. Për të votuar këngën e Jonidës gjithashtu në televotim është numri 14.
Natën e parë pati 17 performanca të ndryshme ndërsa në finale u kualifikuan dhjetë shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia. Ndërsa Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli janë automatikisht në finale.