Evangjelia Veli është shpallur kampione e Evropës në stilin e shkëputjes dhe dygarësh për peshën deri në 55 kg.
Ajo e ka mbyllur Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, event që po zhvillohet në Tiranë, me dy medalje të arta dhe një të argjendtë.
Peshëngritësja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh, kurse në stilin e shtytjes siguroi medalje argjendi.