Evi Kokalari e ftuar në emisionin “Shqip” komentoi çështjen McGonigal. Kokalari u shpreh se në SHBA nuk po merren fare me Edi Ramën, pasi fokusi i tyre është cënimi i demokracisë nga skandali McGonigal.
“Këtu në SHBA, nuk merren fare me Edi Ramën për çështjen McGonigal. Por është shumë problematike çfarë ka ndodhur me McGonigal, sepse tregon mundësinë e punonjësve të SHBA-së që kanë cënuar demokracinë. Nëse ti merr para dhe nuk i deklaron, nëse ti manipulohesh sadopak, sidomos nga një qeveri e huaj, në këtë rast ishte Edi Rama që prezanton një qeveri e huaj, ose një oligark i Rusisë që prezantohet nga Oleg Deripaska, nëse je në një pozicion të lartë të një institucioni si FBI-ja, dhe ti merr para dhe nuk i deklaron. Edhe po t’i merrje dhe deklaroje duhet të kishe një arsye shumë të fortë, pse po i merrje, cënon demokracinë e Amerikës. Kështu që fokusi këtu është vetëm te ky fakt. Sa të tjerë mund të ketë në institucionet tona që e bëjnë këtë gjë. Fokusi në SHBA nuk është Edi Eama. Rama thjesht prezanton një shtet të huaj, një qeveri të huaj. Në Shqipëri, Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen se është superskandal”, tha Kokalari.