Ministrja e Arsimit Evis Kushi, theksoi sot se shumë shpejt do të nisë vaksinimi për afro 30 mijë mësues. ‘Patjetër mësuesit janë një nga kategoritë kryesore që do të vaksinohen, ne i kemi listat me përfaqësi 30 mijë mësues në të gjithë vendin dhe me database. Meritojnë që të vaksinohen sa më parë, pasi arsimi është shumë i rëndësishëm. Ne siç kujdesemi për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve kujdesemi që mësimi të zhvillohet në cilësinë maksimale. MSH është çdo ditë në komunikim të vazhdueshëm dhe informojnë në lidhje me vaksinat të cilat tashmë janë të konfirmuara. Do të fillojë shumë shpejt në javët në vijim por presim ardhjen e vaksinave.’- tha Kushi në Report tv.
Postime te ngjashme
Add A Comment